fbpx

Blerta Fisheku

Përshëndetje!
Unë quhem Blerta Fisheku.
Kam mbaruar studimet Bachelor për arsim fillor në universitetin “ Ismail Qemali”, Vlorë, Master Shkencor në “Komunikimin për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes”, në Universitetin e Tiranës, si dhe master profesional “Didaktikë” dhe “Menaxhim arsimi”, në Albanian University.
Të jesh mësues nuk do të thotë vetëm të shpjegosh, mësuesit e sotëm kryejnë disa role njëkohësisht; ata mbajnë rolin e një prindi të dytë, mbajnë qetësi në klasë, janë modeli i nxënësve kur të rriten, janë udhëheqës të nxënësve dhe më kryesorja dhe ata vetë mësojnë prej nxënësve të tyre. Unë nga nxënësit e mi mësova tri gjëra: të jem e lumtur pa ndonjë arsye të veçantë, të jem gjithmonë e zënë me diçka, dhe të di të kërkoj me gjithë forcën atë që dëshiroj. Ndërsa përpiqemi për t’u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta Dhurata më e mirë që mund t’u bëjmë fëmijëve tanë, janë rrënjët e përgjegjësisë dhe krahët e pavarësisë…

Na Kontaktoni