fbpx

Plani Mësimor

Deutsch-Albanische Schule

DAS – Deutsch-Albanische Schule – Shkolla Gjermano-Shqiptare me fokus ne modelin e sistemit arsimor gjermane, synon krijimin e një proçesi edukativ risi në arsimin shqiptar, duke përfshirë zhvillimin e proçesit mësimor në gjuhën gjermane dhe shqiptare me më shumë mundësi për të ardhmen.

Shkolla Gjermano-Shqiptare në Tiranë

Orientohet nga Kurrikula e landit të Thüringen-it, dhe plani mësimor i orientuar nga MAS (Ministria e Arsimit dhe Sportit), duke ju përgjigjur keshtu kërkesave dhe nevojave të nxënësve.

Transmeton njohuri, aftësi, kompetencat kyçe dhe strategjitë e të mësuarit për të cilat nxënësit kanë nevojë për një mësim të suksesshëm.

Transmeton njohuri, aftësi, kompetencat kyçe dhe strategjitë e të mësuarit për të cilat nxënësit kanë nevojë për një mësim të suksesshëm.

Siguron mbështetje individuale me ndihmën e metodave të ndryshme, forma të mësimit të hapur, punë të orientuar nga projektet, të mësuarin duke drejtuar dhe prezantime.

Vendos në plan të parë forcimin dhe zhvillimin e personalitetit të fëmijës

Mbështet në shumë mënyra zhvillimin e aftësive të gjuhës gjermane dhe shqipe.

Ofron një program të pasur të pasdites.

Krijon mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit.

Sigurimi i bazave të njohurive nëpërmjet të mësuarit.

Nxitja e aftësisë së të menduarit si shprehje e pjekurisë intelektuale dhe mendore për të marrë mbi vetë përgjegjësitë e veprimeve.

Ndërtimi i personalitetit

Zhvillimi i bilingualitetit, përmes mësimit të lëndëve në gjuhën gjermane dhe atë shqiptare.

Zhvillimi i kompetecës muzikore dhe artistike.

Mbështetja e pavarësisë në përgjegjshmërinë sociale përmes ndryshimeve funksionale të formave të mësimit.

Trajtimi i konceptit “Zgjidhje konfliktesh”.

Përkujdesje ndaj shëndetit përmes temave dhe aktiviteve në Dituri Natyre, Edukatë Shoqërore, dhe Edukim fizik.

Tema mësimore mbi mbrojtjen e mjedisit.

Na Kontaktoni