Si vendas nga Tyringia e Gjermanisë, kam kryer studime romane dhe kam studiuar gjermanisht për të huajt në Universitetin Friedrich Schiller në Jena. Përpara se të punoja si këshilltar lëndor për Shqipërinë dhe si mësues i gjermanishtes në shkollën gjermano-shqiptare, punova pesë vjet në Colégio Cruzeiro Jacarepaguá në Rio de Janeiro, Brazil dhe tetë vjet në shkollën Walter Gropius në Erfurt si mesues i gjuhës gjermane, si gjuhë e dytë dhe testues i DSD në të gjitha formatet.
Përveç detyrave të mia të koordinimit, jam i lumtur të frymëzoj nxënësit në shkëmbimin e kulturës dhe promovimin e aftësive te tyre gjuhësore në gjermanisht.