Në një botë ku jo të gjithe kanë fatin të një jetese të rehatshme dhe ku asgjë nuk mungon, Deutsch Albanische Schule mundohet që të bëjë sado pak për t’i ardhur në ndihmë një familje në nevojë. Është shumë e rëndësishme që të edukojmë femijët që të ndihmojnë gjithmonë atë që është nevojë me aq mundësi sa ka. Mjafton diçka shumë e vogël për t’i ndryshuar ditën një njëriu, për t’i treguar që ka ende njerëz që kujdesën për njëri tjetrin.

Deutsch-Albanische Schule mori nismën për të ndihmuar një familje në nevojë duke grumbulluar ushqime, lodra dhe libra për fëmijët. Me bashkëpunimin e “Fundjavë Ndryshe” si dhe me ndihmën e nxënësve ua dorëzuam pranë shtëpisë së tyre.

Shpresojmë që të kemi lumtuar sado pak këtë familje dhe premtojmë që në vazhdim do marrim përsëri nisma të tilla bamirësie.

sqAlbanian