Përshëndetje! Quhem Rezarta Matraku, vij nga Korca. Kam mbaruar shkollën e mesme pedagogjike në Elbasan dhe më pas kam kryer studimet e larta për mësuesi, dega e ciklit të ulët në Korcë. Kam një eksperiencë pune prej 28 vitesh, në Korcë dhe Pogradec. Këtë vit kam filluar si mësuese e ciklit të ulët në shkollën jopublike, DAS. Më pëlqen shumë të punoj me fëmijët. Edukimi i fëmijëve është punë dhe detyrë. Përkushtimi, sinqeriteti, këmbengulja dhe durimi për të dhënë më të mirën në punën time, janë cilësitë që më karakterizojnë. Ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e shkollës DAS.
Stafi i Mësuesve 2024/2025
Regjistrimet Filluan!
Për më shumë informacion plotësoni të dhenat tuaja më poshtë dhe ne do t'ju telefonojmë. Ose na kontaktoni në numrin e telefonit +355684050304









