Unë jam Anni nga Gjermania dhe këtë vit shkollor do ta punoj në DAS në kuadër të Vitit Vullnetar Social. Gëzohem shumë për bashkëpunimin me kolegët dhe fëmijët dhe mezi pres të fitoj përshtypje dhe përvoja të reja.

Unë jam Lilia nga Gjermania. Gjatë vitit shkollor 2026-2027 do të kryej vitin tim Ndërkombëtar Vullnetar në DAS. Gëzohem shumë që do të jem pjesë e komunitetit të shkollës dhe mezi pres të mbështes nxënësit, mësuesit dhe stafin kudo që të kem mundësi.

Unë jam Johanna Hennig, 18 vjeç dhe vij nga Berlini. Më pëlqen të punoj me fëmijë dhe të rinj, prandaj pas shërbimit vullnetar në Tiranë dëshiroj të bëhem mësuese e gjuhës gjermane dhe angleze. Në kohën e lirë më pëlqen të mësoj gjuhë të reja, të merrem me muzikë dhe të shpreh kreativitetin tim.

Përshëndetje! Unë jam Diana Morina, nga Kosova. Me një pasion të thellë për gjuhët dhe mësimdhënien, kam ndjekur rrugën arsimore në Universitetin AAB në Prishtinë, ku kam përfunduar studimet bachelor për Gjuhë të Huaja – Gjermanisht dhe Anglisht. Përvoja ime mësimdhënëse ka qene kryesisht në mësimin e gjuhës gjermane për studentët e mjekësisë, një fushë … Lexo më shumë

Unë jam Ygerso Bahja, i diplomuar në Universitetin e Arteve. Jam i gatshëm dhe i përkushtuar t’ju udhëheq në mësimin e instrumentit të kitarës dhe lëndës së muzikës. Përmes metodave praktike dhe qasjes së personalizuar, çdo nxënës ka mundësi të zhvillojë aftësi teknike dhe shprehje artistike. Me përvojën time në mësimdhënie dhe dëshirën tuaj për … Lexo më shumë

Unë jam Armina Berberi, mësuese me 6 vite eksperiencë në arsim. Gjatë këtyre viteve kam ndërtuar një mjedis pozitiv e frymëzues për nxënësit, duke kontribuar në zhvillimin e tyre akademik dhe personal.

Përshëndetje! Unë quhem Jonida Shingjergji. Kam mbaruar studimet e larta për mësuesi në Gjuhën Gjermane, gjithashtu dhe studimet në Master Shkencor ne Psikologji Edukimi. Vij në shkollën DAS nga nje eksperiencë e konsoliduar në arsimin parauniversitar. Mësimdhënia për mua është pasion për zhvillimin e aftësive gjuhësore të nxënësve. Jam gjithashtu e fokusuar për krijimin e … Lexo më shumë

Jam Vojsava Ago. Kam mbaruar studimet e larta më Fakultetin e Shkencave Politike. Puna ime e fortë ka mundësuar që nxënësit të fitojnë trofe nga Banka Qëndrore e Shqipërisë. Synimi im është të rrit ndërgjegjësimin te nxënësit për t’u bërë qytetarë të devotshëm dhe konkurrentë të fortë.

Jam Elvana Milo, mësuese e lëndës së kimisë. Metodat praktike që përdor e bëjnë mësimin më konkret e të kuptueshëm nga nxënësit. Kam punuar fort që nxënësit të lidhë njohuritë e marra në teori me eksperimentet në laborator, duke e bërë lëndën e kimisë më të dashur për nxënësit. Nxënësit kanë arritur në olimpiadën e … Lexo më shumë

Jam Yllka Dedja, mësuese e përkushtuar në fushën e Arsimit Fillor. Kam përfunduar studimet e larta në këtë fushë, Master Profesional po në këtë fushë si dhe Master Shkencor në Menaxhim dhe Supervizim të Institucioneve Arsimore (MSIA). Kam përvojë disa vjeçare në punën me fëmijët, duke nxitur tek ata dashurinë për të mësuar. Jam komunikative, … Lexo më shumë

sqAlbanian