Unë jam Anni nga Gjermania dhe këtë vit shkollor do ta punoj në DAS në kuadër të Vitit Vullnetar Social. Gëzohem shumë për bashkëpunimin me kolegët dhe fëmijët dhe mezi pres të fitoj përshtypje dhe përvoja të reja.

Unë jam Lilia nga Gjermania. Gjatë vitit shkollor 2026-2027 do të kryej vitin tim Ndërkombëtar Vullnetar në DAS. Gëzohem shumë që do të jem pjesë e komunitetit të shkollës dhe mezi pres të mbështes nxënësit, mësuesit dhe stafin kudo që të kem mundësi.

Unë jam Johanna Hennig, 18 vjeç dhe vij nga Berlini. Më pëlqen të punoj me fëmijë dhe të rinj, prandaj pas shërbimit vullnetar në Tiranë dëshiroj të bëhem mësuese e gjuhës gjermane dhe angleze. Në kohën e lirë më pëlqen të mësoj gjuhë të reja, të merrem me muzikë dhe të shpreh kreativitetin tim.

Përshëndetje! Unë jam Diana Morina, nga Kosova. Me një pasion të thellë për gjuhët dhe mësimdhënien, kam ndjekur rrugën arsimore në Universitetin AAB në Prishtinë, ku kam përfunduar studimet bachelor për Gjuhë të Huaja – Gjermanisht dhe Anglisht. Përvoja ime mësimdhënëse ka qene kryesisht në mësimin e gjuhës gjermane për studentët e mjekësisë, një fushë … Lexo më shumë

Përshëndetje! Unë quhem Jonida Shingjergji. Kam mbaruar studimet e larta për mësuesi në Gjuhën Gjermane, gjithashtu dhe studimet në Master Shkencor ne Psikologji Edukimi. Vij në shkollën DAS nga nje eksperiencë e konsoliduar në arsimin parauniversitar. Mësimdhënia për mua është pasion për zhvillimin e aftësive gjuhësore të nxënësve. Jam gjithashtu e fokusuar për krijimin e … Lexo më shumë

Unë quhem Emili. Kam studiuar Gjermanistikë dhe Mësimdhënie të Gjuhës Gjermane në Universitetin e Tiranës. Më pëlqen shumë puna me fëmijët dhe të rinjtë, sepse besoj se gjuha hap dyer të reja për kulturën dhe të ardhmen. Jam e lumtur që sot jam pjesë e shkollës DAS.

Emri im eshte Gresa Gjolena. Jam 28 vjece. Kam perfunduar studimet ne Universitetin e Tiranes Fakultetin e gjuheve te huaja ne Departamentin e gjuhes gjermane. Qe ne femijeri me ka pelqyer mesimdhenia, kultura dhe gjuha gjermane. Jam shume e lumtur qe tani kam mundesine t’ua trasmentoj gjuhen dhe kulturen gjermane nxenesve te mi.

sqAlbanian