Vizioni & Misioni

Vizioni

Vizioni jonë është krijimi i një klime pozitive në marrëdhëniet që imponon institucioni arsimor në të gjitha veprimtaritë e shkollës.

Shkolla jonë do ti jape një rëndësi të veçantë rolit të prindërve në shkollë, të cilët do të përfshihen në marrjen e vendimeve në raport me vijmësinë akademike të femijëve të tyre si dhe në përfshirjen e veprimtarive jashtëkurrikulare.

Ti motivojmë nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike dhe për të marrë mbi vetë përgjegjësitë e veprimeve.

Kampusi i ri i Shkollës Gjermano-Shqiptare në Tiranë

Misioni

Në Deutsch-Albanische Schule, rëndësi të veçantë i jepet gjuhës gjermane. Gjermanisht flitet jo vetëm në lëndën e gjermanishtes, por edhe lëndë të tjera ofrohen në gjuhën gjermane. Gjatë vaktit të drekës, ose në pushim, është e detyrueshme të flitet gjermanisht. Shkolla fillore gjermano – shqiptare është konceptuar si një pikë takimi ndërmjet fëmijeve shqiptarë, gjermanë por edhe fëmijëve me kombësi të tjera, për tu afruar me njëri-tjetrin, për të komunikuar midis tyre dhe për të pasuruar njeri-tjetrin me shumëllojshmërinë e gjuhëve, kulturave dhe traditave të tyre.

Prandaj në këtë shkollë, dialogut i bashkangjisim një kuptim integrues dhe ndërlidhës.

Shkolla gjermano- shqiptare është nje hapsirë ku mësohet dhe jetohet, në të cilin fëmijët arsimohen sipas planeve mësimore nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të landit të Thüringen-it , të cilat përpunohen sipas temave duke ju përshtatur mjedisit shqiptarë, dhe duke iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të jetës.

Qëllimi kryesor i punës sonë pedagogjike është zhvillimi i personalitetit të fëmijës në të gjithë dimensionet e ekzistencës së njeriut, të cilat shfaqën në mënyrë të veçantë në mjedisin internacional –multikulturor të nxënësve tanë.
Ky proçes mbështetet nga shume projekte dhe aktivitete të cilat janë të përfshira në programin mësimor apo do të zhvillohen gjatë përditshmërisë në shkollë.

Për të nxitur fëmijët drejt pavarësise dhe përgjegjshmërisë por edhe për të nxitur tek ata bashkëpunimin dhe intergrimin në grupe, krahas mësimdhënies fronatale, do të aplikohen forma të ndryshme të mësimdhënies si puna me projekte, mësimi në stacione, plani javor dhe ditor i përditshmërisë në shkollë etj. Këto do të organizohen në grupe pune të vogla, në punë me partner, apo në punë individuale, me qëllim të motivojnë dhe promovojnë fëmijët individualisht.