Quhem Shkëndie Ndreu. Kam përfunduar studimet universitare në Universitetin e Tiranës, ku mora diplomën Bachelor dhe më pas atë Master. Përvojën time profesionale e kam nisur me një vit stazh pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, ndërsa më pas kam punuar për një vit si mësuese ndihmëse në ciklin e ulët në shkollën “Tahir Sinani”. Këto eksperienca më kanë ndihmuar të zhvilloj aftësitë në komunikim, në punën me fëmijët dhe në përshtatjen ndaj sfidave të përditshme të procesit mësimor. Kam pasion arsimimin, natyrën dhe kërkimin shkencor. Më pëlqen të ndihmoj nxënësit të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të nxis tek ata dashurinë për dijen. Dëshiroj të vazhdoj të përparoj në fushën e mësimdhënies dhe gjeografisë, duke kontribuar në edukimin e brezave të rinj dhe në projekte që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Qëllimi im afatgjatë është pasioni për arsimin, duke dhënë një kontribut të vlefshëm në shoqëri
Stafi i Mësuesve 2024/2025
Regjistrimet Filluan!
Për më shumë informacion plotësoni të dhenat tuaja më poshtë dhe ne do t'ju telefonojmë. Ose na kontaktoni në numrin e telefonit +355684050304








