fbpx

Personeli

Përse ne?

Shkolla Gjermano-Shqiptare në Tiranë, është shkolla e parë private në Shqipëri që ka integruar gjuhën gjermane në mësimdhënjen për femijët që nga klasa e parë. Në këtë mënyrë ata do të mesojnë që nga hapat e para shkollore jo vetëm një gjuhë të re dhe të vlefshme për të ardhmen e tyre, dhe një kulturë të re e të nxënit, e të punuarit në grup.

Në DAS, të gjitha lëndët zhvillohen në Gjermanisht dhe Shqip.

STAFI DREJTUES

Hendrik Schaefer
Drejtor i departamentit gjerman

Si vendas nga Tyringia e Gjermanisë, kam kryer studime romane dhe kam studiuar gjermanisht për të huajt në Universitetin Friedrich Schiller në Jena. Përpara se të punoja si këshilltar lëndor për Shqipërinë dhe si mësues i gjermanishtes në shkollën gjermano-shqiptare, punova pesë vjet në Colégio Cruzeiro Jacarepaguá në Rio de Janeiro, Brazil dhe tetë vjet në shkollën Walter Gropius në Erfurt si mesues i gjuhës gjermane, si gjuhë e dytë dhe testues i DSD në të gjitha formatet.

Përveç detyrave të mia të koordinimit, jam i lumtur të frymëzoj nxënësit në shkëmbimin e kulturës dhe
promovimin e aftësive te tyre gjuhësore në gjermanisht.

Petrina Blushi (Mataj)
Drejtore

Përvoja ime prej 40 vitesh në mësimdhënie më vë para detyrës që në shkollën tonë të aplikoj së bashku me stafin e mësuesve gjermanë dhe shqiptarë metoda bashkëkohore të mësimdhënies. Procesi i mësimit të orientohet drejt të mësuarit në bazë të projekteve. Përdorimi i teknologjisë dhe paisjeve dixhitale gjatë mësimit do jetë një nga prioritetet e punës sonë. I uroj shumë suksese të gjithë nxënësve të shkollës DAS, stafit pedagogjik, komunitetit të prindërve që do të jenë bashkëpunëtorët dhe ndihmësit më të mirë për ne.

Guido Göser
Drejtor

Mbasi mbarova studimet në Tubingen , kam dhënë mësim në landin e Badenwutenbergut për disa vite, më pas kam vijuar punën në shkolla të ndryshme Gjermane në vendet e huaja. Puna ime e gjatë si drejtor i shkollave Gjemane jashtë Gjermanisë pefundon në vitin 2015 në Guatemale.

Ne Shtator të vitit 2020 kam vendosur të bëhem pjesë e Shkollës Gjermane në Shqipëri , për t’a mbështetur dhe drejtuar ate në ngritjen e saj të sukseshme në vazhdim.

Orjona Aliaj
Nëndrejtore

Përshëndetje, unë quhem Orjona Aliaj. Kam mbaruar studimet e larta ne Universitetin e Tiranës. Jam e lumtur ne profesionin tim, pasi kam në duart e mia forcën për zhvillimin e mëtejshëm të brezit të ri. Të punosh me femijët, të ardhmen e jetës, është puna më e mrekullueshme. Të mësosh gjuhën shqipe është krenari.

Merita Berisha
Drejtore e Gjimnazit

STAFI I MESUESVE 2023/2024

Alexander Pozza
Gjermanisht, Dituri natyre, Matematikë

Përshëndetje, emri im është Alexander Pozza. Unë në fakt vij nga një qytet i vogël në Bavari, por kam jetuar në Berlin për shumë vite. Në fillim të vitit 2019 erdha në Tiranë sepse gruaja ime është këshilltare e këshillit të studentëve për shkollat gjermane jashtë vendit (ZfA) në Shqipëri. Pas studimeve të mia (studime teatri dhe filmi, gazetari dhe studime për gjermanistikë) kam punuar si profesionist i pavarur në fusha të ndryshme artistike për një kohë të gjatë, veçanërisht si skenarist dhe producent.

Vitet e fundit kam organizuar workshope të shumta filmi dhe teatri me nxënës të shkollave në Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri. Kështu zbulova se me të vërtetë më pëlqen të jap mësim. Unë kam dhënë mësim në DAS që nga viti 2019. Fillimisht, kam punuar me nxënësit në workshope teatri. Pas disa trajnimeve të avancuara në DaF (mësimdhënie e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj) punoj që prej një viti si mësues i gjuhës gjermane dhe diturisë së natyrës.

Shkolla DAS është shumë e rëndësishme për mua sepse e konsideroj një projekt të rëndësishëm në Shqipëri. Gjuha dhe kultura gjermane mësohen aty si në asnjë shkollë tjetër në Shqipëri. Po pres me gëzim vitin e ardhshëm shkollor, kolegët e rinj dhe zhvillimin e mëtejshëm të shkollës.

Algerta Kënga
Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre

Përshëndetje! Unë quhem Algerta Kënga. Kam mbaruar studimet bachelor për arsim fillor në univer-sitetin “Aleksandër Xhuvani Elbasan” dhe studimet master në “Universitetin Europian të Tiranës”. Nëse në shoqerinë tonë ka profesione që janë me përgjëgjësi atëher një prej këtyre porfesioneve është ai i mësimdhënies. Të jesh mësues sot është jo vetëm një profesion, punë apo detyrë rutinë për t’u kryer por mbi të gjitha është një mision i rëndësishëm. E dua profesionin që zotëroj, pasi mësimdhënia është art dhe shkencë dhe kur një mësues i ndërthur të dyja atëher ai ka gjetur çelsin për nje mësimdhënie të suksesshme. Jam e lumtur që bashkë me nxënësit hedhim çdo ditë hapa drejt dijes për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë dhe plot shpresë.

Alma Berberi
Gjuhë shqipe, Matematikë, Histori

Quhem Alma Berberi. Kam kryer studimet e larta për mësuesi, dega cikli i ulët. Profesioni i mësuesit nuk është thjesht profesion, por mision për edukimin e brezave të rinj. E kam zgjedhur këtë profesion me deshirë dhe vazhdoj të punoj me pasion… Në jetë njeriu krenohet me punën e tij, unë krenohem me nxenesit e mi!

Altina Kullolli
Parashkollor

Pershendetje! Quhem Altina Kullolli. Prej shume vitesh punoj edukatore ne kete kopsht.Pasioni dhe deshira qe kam per kete pune me ben te ndihem e e lumtur ne cdo kohe. Jam kreative dhe shume e dashur me femijet. Punoj me pasjon ndaj nevojave te tyre dhe per cdo detaj. Mbi te gjitha jam motivuese dhe mjaft e duruar me femijet. Punoj me fantazi duke nxitur tek cdo femije deshiren dhe dashurine mbi te bukuren dhe dijen.

Anila Doku
Mësuese e artit

Përshëndetje, unë jam Anila Doku, mësuese e artit pamor me pasion për ekspresionin
vizual dhe mësimin e artit. Kam mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura
në Tiranë, në degën e Pikturës.
Arti ka një rol shumë të rëndësishëm në edukimin dhe formimin e fëmijëve. Unë e shoh
rolin e artit në edukimin dhe formimin e fëmijëve te shkollës DAS si të jashtëzakonshëm.
Duke i inkurajuar ata të eksplorojnë dhe të shprehin veten nëpërmjet artit, do të ndihmoj
në zhvillimin e tyre të përgjithshëm dhe në kultivimin e aftësive të rëndësishme
emocionale dhe kreative.

Antonio
Gjeografi

Përshëndetje, unë jam Antonio dhe kam lindur në Weimar, qyteti ku u shpall demokracia për herë të
parë në Gjermani. Pas shumë vitesh si trajner futbolli në klube, grupe shkollore dhe kampe pushimi,
vendosa të studioj mësimdhënie në Jena. Tani pothuajse i kam përfunduar studimet për kimi,
gjeografi dhe sport. Përpara se të filloja stazhin në Gjermani, doja të fitoja përvojë praktike dhe të
merrja impulse dhe ide të reja. Një mik më rekomandoi DAS, prandaj do të mbështes stafin në
lëndët e gjeografisë dhe DaZ/DaF në gjysmën e parë të shkollës. Për mua është një sfidë krejtësisht
e re që mezi po e pres!

Arlon Dylce
Sport

Unë jam profesor Arlon Dylce dhe jam shumë i lumtur që bashkë do të zhvillojmë lëndën e edukimit fizik për sezonin 2022-2023. Ish futbollist i moshave të K.F Tirana dhe kombëtares U15. Fitues 2 here i kupës së Shqiperisë. Aktualisht trajner futbolli për fëmijët nga mosha 5-15 vjec prane akademisë së futbollit KSP Junior.

Barie Cera
Gjuhë Shqipe
Beko Vreka

Përshëndetje! Unë quhem Beko Vreka. Jam lindur dhe rritur në qytetin e Tepelenës, kam ndjekur studimet e larta , bachelor në Histori pranë Universtietit të Tiranës Fakulteti Histori-Filologji dhe Master Shkencor në Histori po aty. (2012-2017) Zhvillova Intership-in pranë Institutit “Ramazan Kabashi” në mbështetje nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në vitet 2014-2015, jam punesuar si specialiste e Burimeve Njerzore në Spitalin Rajonal Tepelenë për një periudhë të shkurtër, u angazhova si antare e stafit akademik organizues të Simpoziumit Ndërkombëtar  “Day of Memories” në 2016 dhe antare e stafit akademik organizues të Simpoziumit Ballkanas “Sami Frashëri” 2017.  Prej vitit 2018 e në vazhdim kam punuar me kurse private me nxënës të Arsimit Fillor. Jam përkushtuar nevojave tē ndryshme që kan pasur nxënës të ndryshëm dhe e kam përqafuar profesionin tim që ditën e parë të universitetit. Dëshira për të punuar dhe për të dhënë më shumë nga vetja për nxënësit do të më shoqëroj çdo ditë

Dituri Malaj
Mësuese Matematike

Unë jam Dituri Malaj. Kam mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e shkencave natyrore, dega matematikë. Kam 39 vite ne arsim. Nga viti 2001 deri në 2021 kam dhënë mësim në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Gjatë këtyre viteve kam vazhduar sistematikisht të merrem me botime të librave shkollorë të aprovuar nga MAS. Jam autore dhe bashkautore në shumë tekste të matematikës shkollore.

Eglantina Beqaraj
Biologji, Kimi

Përshëndetje! Emri im është Eglantina Beqaraj. Kam përfunduar studimet e larta për mësuesi për lëndët biologji-kimi. Mësuesia është një profesion që e kam adhuruar gjithmonë. Të jesh mësues është detyrë sa fisnike aq dhe humane. Të respektosh dijet e nxënësve dhe t’i mesosh ata me durim dhe këmbëngulje është patjetër detyrë dhe përgjegjësi. Është cilësuar si profesion i vështire, por për mua ndër më të bukurit.

Ela Hoxhallari
Parashkollor

Përshëndetje! Unë quhem Ela Hoxhallari. Kam mbaruar studimet për ciklin parashkollor në universitetin “Fan Noli”. Jam shumë e lumtur që kam mundësinë t’i mësoj fëmijëve për herë të parë shkronjat dhe numrat, si dhe të hedhin hapat e parë drejt shkollës për vitin e ardhshëm. Ne mësuesit merremi me çështjen më delikate dhe të brishtë - me shpirtrat e fëmijëve, prandaj unë do ta kem të hapur zemrën time për fëmijët në çdo moment.

Erjona Metani
Gjermanisht

Përshëndetje, unë quhem Erjona Metani. Kam përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në degën e mësuesisë për gjuhën gjermane. Mësimdhenien dhe gjuhën gjermane i kam dashur që në vogëli dhe shpresoj që dashurinë, me të cilën jam rritur unë për gjuhën dhe kulturën gjermane, ta percjell tek nxënësit e mi, duke i bërë ata pjesë të këtij rrugëtimi të bukur sic është mësimi i kësaj gjuhe. Ndihem me fat për mundesitë që më jep ky profesion, për të ndihmuar dhe shtyrë sadopak cdo

Esat Malaj
Mesues Fizike

Unë jam Esat Malaj. Kam mbaruar Universitetin e Tiranes dega fizike.Kam mbaruar kursin e specializimit pasuniversitar per fizike(nje vit).Jam autor i librave ushtrime fizike per gjimnazin.Kam punuar mbi 40 vjete mesues ne gjimnaze.Kam hartuar tezen e matures shteterore.Gjithashtu kam qene pergjegjes i berthames shkencore per fiziken ne Tirane.

Fabjola Neli
Mesuese Gjermanishte
Gerta Muçaj

Pershendetje! Quhem Gerta Mucaj. Kam studiuar ne Universitetin e Tiranes ku jam diplomuar si mesuese. Puna me femijet eshte privilegj dhe pergjegjesi njekohesisht. Bota e tyre eshte nje liber shumengjyresh qe te rremben ne labirintet e pafundme te fantazise se tyre. Nese i mesojme ata me dashuri dhe perkujdesje, i rrituri i se nesermes do jete nje njeri plot vlera.

Marsjola Domi
Psikologe

Përshëndetje! Unë jam Marsjola Domi. Kam mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës për Psikologji. Jam specializuar dhe licensuar si Psikoterapiste BWRT (Brain Working recursive therapy) në institutin e Londrës Terence Watts BWRT si edhe jam trajnuar si terapiste në Analizën e Aplikuar të Sjelljes (metoda ABA). Shëndeti psikologjik, emocional dhe shpirtëror janë shumë të rëndësishëm te një njeri, akoma më shumë te fëmijët, që janë në zhvillim dhe kjo i bënë më vurnerabël. Ndaj pasioni im për profesionin bëhet akoma më i madh për të qënë pranë tyre.

Mimoza Çori
Mesuese e arsimit fillor

Përshëndetje!

Unë quhem Mimoza Çori. Kam mbaruar studimet e larta për mësuesi, dega e ciklit të ulët.

Kam zgjedhur profesionin e mësuesit sepse e kam ëndërruar që në fëmijëri. 

Puna me fëmijeët më jep kënaqësi. Ju fal shumë dashuri, jam e duruar me ta dhe kënaqem kur fëmijët vijnë në shkollë me kënaqësi.

Rëndësi të veçantë i kushtoj edhe mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me prindërit. 

Dashuria për punën më bën që të jap maksimumin. Një shprehje thotë: Kush e dashuron fort një profesion, ka punuar gjatë gjithë jetës vetëm një ditë. Kështu kam vepruar edhe unë me profesionin e mësuesit.

Pascuale Slevec
Matematikë
Rezarta Matraku
Mesuese e arsimit fillor

Përshëndetje!
Quhem Rezarta Matraku, vij nga Korca.
Kam mbaruar shkollën e mesme pedagogjike në Elbasan dhe më pas kam kryer studimet e
larta për mësuesi, dega e ciklit të ulët në Korcë.
Kam një eksperiencë pune prej 28 vitesh, në Korcë dhe Pogradec. Këtë vit kam filluar si
mësuese e ciklit të ulët në shkollën jopublike, DAS.
Më pëlqen shumë të punoj me fëmijët.
Edukimi i fëmijëve është punë dhe detyrë. Përkushtimi, sinqeriteti, këmbengulja dhe
durimi për të dhënë më të mirën në punën time, janë cilësitë që më karakterizojnë.
Ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e shkollës DAS.

Selena Kapoli
Mesuese

Quhem Selena Kapoli. Kam mbaruar studimet e larta në vitin 2022. Arsimi është celësi i suksesit në jetë dhe mësuesit kanë një ndikim të qëndrueshëm në jetën e nxënësve të tyre.

Sibora Haka

Përshëndetje ! Unë quhem Sibora Haka. Kam mbaruar studimet për mësuesi arsimi fillor.
Kam kryer master profesional ne "Pedagogji me profil Didaktikë" dhe jam e lincesuar për
ushtrimin e profesionit të mësuesit. Kam punar mbi 3 vite si mësuese arsimi fillor duke
bërë dhe kurse private . Një ndër hallkat më të rëndësishme që lidh nxënësin me rrugën e
dijes është mësuesi, i cili me rolin pozitiv dhe misionin e tij fisnik përgatit dhe ndihmon
nxënësit për hapat drejt së ardhmes.

Susanne Vorländer
Gjeografi

Përshëndetje, emri im është Susanne Vorländer dhe vij nga Siegerland, një zonë e pyllëzuar në mes të Gjermanisë. Në Universitetin e Siegenit, kam studiuar anglisht, gjeografi dhe gjermanisht për shkollat ​​fillore dhe të mesme. Aty kam kryer edhe masterin me fokus “gjuhët e huaja në arsimin e të rriturve” dhe kam marrë një certifikatë për gjermanishten si gjuhë e huaj ose gjuhë e dytë përmes studimeve shtesë. Për 7 vitet e fundit kam punuar në një shkollë të vogël afër Köln-it, duke dhënë mësim anglisht, gjeografi, ekonomi dhe shtesë gjermanisht në klasat 5-10, gjë që më ka pëlqyer gjithmonë shumë. Unë kam dy vajza, por ato tashmë janë 25 dhe 31 vjeç. Gjithmonë ka qenë një dëshirë e imja që të punoj si mësuese në një shkollë të një qyteti dhe vendi të huaj për mua. Sa bukur, që do të kem mundësinë të jap mësim këtu në shkollën gjermano-shqiptare në Tiranë. Po pres me gëzim!

Xhemile Çela
Physik, Mathematik, Informatik

Pershendetje, unë quhem Xhemile Cela. Jam diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave - "Fizikë". Mësimdhënia nuk është thjesht një profesion, por një mision për të përgatitur breza të arsimuar për shoqërinë e së ardhmes. Sigurisht që është edhe sfidë e lodhshme edhe e bukur. Është e lodhshme sepse punon me breza të ndryshëm studentësh, me natyra njerëzore të ndryshme, por edhe e bukur sepse mëson nga shpirti. Në një botë dinamike që ndryshon çdo ditë, fokusi duhet të jetë tek studenti dhe duhet të integrohen metodat më të mira pedagogjike në klasë, edukimi joformal, njohuritë dhe praktikat nga shembujt e jetës së përditshme. Për mua profesioni i mësuesit është një profesion i nderuar, i bukur dhe i gëzueshëm.

Emilia Scheunemann
Freiwillig

Përshëndetje, emri im është Emilia Scheunemann.
Unë jam 18 vjeç dhe jam vullnetare në shkollën gjermano-shqiptare në 2023-24.
Unë në fakt vij nga Rostock, një qytet në Gjermaninë veriore, ku përfundova edhe shkollën e mesme
në vitin 2023. Në kohën e lirë më pëlqen të pikturoj, të këndoj dhe të lexoj. Unë gjithashtu bëj vrap
rregullisht dhe luaj klarinetë.
Tani mezi pres të njoh shkollën dhe Shqipërinë.

Fabio Schafmeister
Vullnetar

Përshëndetje! Unë quhem Fabio Schafmeister, jam 18 vjeç dhe do të shkoj për këtë vit shkollor të
kryej një shërbim vullnetar në DAS.
Në maj të këtij viti përfundova maturën, pas së cilës mu bë e qartë se doja të largohesha nga një
mjedis ku isha mësuar për të njohur diçka të re.
Në kohën e lirë më pëlqen të jem aktiv në sport. Unë vrapoj dhe jam gjithmonë në i gatshëm të bëj
një raund volejboll.
Gjatë viteve të fundit kam pasur përvojë me fëmijët dhe të rinjtë përmes komunitetit tim të kishës dhe
mezi pres ta shtoj këtë duke qenë në DAS.
Jam i emocionuar dhe pres me padurim për atë që më pret në vazhdim.

Lara Bohmann
Gjermanisht, Dituri Natyre

Përshëndetje, unë jam Lara Bohmann dhe vij në Tiranë për një praktikë në DAS. Unë jam duke studiuar për t'u bërë mësuese në arsimin për nevoja të veçanta në lëndën e gjermanishtes dhe ekonomi dhe politikë dhe kam fokusin në mësimin si dhe zhvillim emocional dhe social në Universitetin e Këlnit. Në Gjermani, gjatë studimeve kam mundur të fitoj përvojë praktike në mësimdhënien e gjermanishtes dhe gjermanishtes si gjuhë e huaj në lloje të ndryshme shkollash dhe institucione arsimore jashtëshkollore. Tani, në vitin e fundit të studimeve, pres me padurim të njoh për herë të parë punën në një shkollë jashtë Gjermanisë. Si mësuese e ardhshme, vendosa të punoj me fëmijë dhe të rinj në shkollë, sepse ajo gjithmonë paraqet sfida të reja dhe ofron mundësinë për të të shoqëruar me rrugë individuale në jetë. Mbështetja individuale e nxënësve dhe zhvillimi personal është veçanërisht i rëndësishëm për mua. Pres me padurim dhe jam e emocionuar të njihem me përvojat e reja që do të fitoj gjatë praktikës në DAS, si dhe sfidat e reja, puna me fëmijët, puna me ekipin e shkollës dhe Shqipëria si vend duke
përfshirë njerëzit dhe gjuhën.

Leo Bodor.
Vullnetar

Përshëndetje! Emri im është Leo Bodor. Aktualisht jam 18 vjeç dhe vij nga Halle, një qytet i madh në
Gjermaninë Lindore. Kam mbaruar shkollën e mesme këtë vit dhe do të punoj si vullnetar në
shkollën gjermano-shqiptare në Tiranë për një vit para se të filloj studimet. Prej një viti kam dashur të
shkoj jashtë vendit dhe ky shërbim vullnetar tashmë ma ka bërë të mundur. Prandaj jam shumë i
lumtur që jam përzgjedhur ta bëj këtë në Shqipëri/ Tiranë. Më pëlqen ta kaloj kohën time të lirë duke
luajtur basketboll dhe volejboll. Në të njëjtën kohë, më pëlqen të luaj në piano dhe shpesh takohem
me miqtë e mi, me të cilët më pëlqen të udhëtoj për të njohur kultura dhe njerëz të rinj. Kjo është 1
arsye më shumë pse jam i kënaqur të shkoj në Shqipëri.

Renée
Vullnetare

Përshëndetje,
unë jam Renée dhe jam 18 vjeç. Kam 8 vjet që luaj flaut dhe kënaqem duke bërë aktivitete të ndryshme me miqtë. Mezi pres të jem vullnetare në shkollën gjermano-shqiptare dhe jam kurioze të shoh se çfarë mund të mësoj. Unë kam përfunduar klasën e 12-të dhe kam marrë diplomë profesionale.

Unë pres me padurim të ardhmen me ju.

- STAFI NDIHMËS (2023-2024) -

Fabjola Neli
Mesuese Gjermanishte
Na Kontaktoni