fbpx

Më datë 16 gusht 2023, ambasadori i ri në Shqipëri, z.Karl Bergner, vizitoi shkollën “Gjermano-Shqiptare” në Tiranë. Pasi u prit nga themeluesja dhe drejtuesja e shkollës, znj. Orieta Jazxhi, drejtoresha e gjimnazit Merita Berisha dhe këshilltari i agjensisë qëndrore për shkollat jashtë Gjermanisë (ZfA) Z. Hendrik Schaefer, u zhvillua një vizitë në ambientet e shkollës, e cila u themelua në vitin 2016. Kjo u pasua nga një bisedë shumë e këndshme dhe konstruktive një-orëshe me ambasadorin, ku u arritën te diskutoheshin disa gjëra të rëndësishme në lidhje me shkollën. Z. Bergner shfaqi gjithashtu interes në zgjerimin e programit të DSD në vend dhe ofroi mbështetjen e tij. Ky ishte një takim shumë i suksesshëm dhe ne jemi të kënaqur që tani do te kemi një partner të rëndësishëm, si zoti Bergner, për sa i përket bashkëpunimit në terren.

 

Artikulli i mëparshëm

Artikulli tjetër

Komentet janë të mbyllura.
Na Kontaktoni