Rregullat e higjenës në Shkollën Gjermano-Shqiptare (DAS)
- Higjiena e përgjithshme dhe personale – Kur hyni në shkollë është e nevojshme të vishni
një maskë për të mbrojtur veten dhe njerëzit e tjerë.
- Nxënësit sjellin gjithashtu një kuti/enë, për të futur maskën, në rast se ajo nuk po përdoret), në mënyre që ajo të qëndrojë e pastër. Mund të lejohet heqja e maskës gjatë mësimit vetëm me udhëzimin e një mësuesi, duke marrë parasysh rregullin e distancës prej 1.50 m.
- Secili person dezinfekton duart me anë të shpërndarësit të dezinfektuesit në zonën hyrëse të shkollës.
- Kangjëllat e shkallëve, kabujt, etj., pastrohen gjithashtu të paktën një herë gjatë ditës së shkollës.
- Dyert e klasave qëndrojnë të hapura gjatë mësimit, për të mos prekur në mënyrë të panevojshme dorezat e dyerve.
- Për të ruajtur distancën, nëse është e mundur, të gjitha materialet mësimore të ditës sigurohen nga mësuesi përpara fillimit të mësimit.
- Rregulloret organizative në ndërtesën e shkollës
- Shkolla mbetet e mbyllur për publikun e gjerë.
- Ata të cilët nuk janë pjesë e shkollës mund të hyjnë në shkollë vetëm duke lënë më parë një takim ose me lejen e një punonjësi të shkollës. Së pari, duhet të ketë një kontakt telefonik ose dixhital me sekretarinë.
- Shkolla DAS krijon një shërbim pritjeje në zonën hyrëse të shkollës në ajër të pastër, në qoftë se moti është i mirë. Njerëzit regjistrohen këtu me emrat dhe adresat e tyre. Koha e hyrjes dhe e daljes nga ndërtesa e shkollës do të dokumentohet.
- Këto lista kontakti mbahen për të paktën 14 ditë dhe nëse është e nevojshme, vihen në dispozicion të autoriteteve shëndetësore për gjurmimin e rrugëve të infeksionit.
- Organizimi i mësimit
- Mësuesi u cakton secilit nxënës një vend personal.
- Nxënësit përdorin vetëm sendet personale shkollore, shishet dhe kutitë e bukës. Kjo vlen për të gjitha ambientet e shkollës.
- Mes orëve të mësimit do të ketë kohë pushimi të caktuar.
- Këto pushime do të shërbejnë për të pirë, për tu qetësuar etj.
- Përdorimi i tualetit bëhet pa shoqërinë e një personi tjetër dhe vetëm pas konsultimit me mësuesin.
- Plani i ajrosjes dhe informacionet e tjera higjienike
- Të paktën çdo 45 minuta, klasat ajrosen duke hapur dritaret dhe dyert.
- Nxënësve u jepet mundësia që të lajnë duart rregullisht.
- Rregullat e distancës duhet të respektohen edhe gjatë qëndrimit në sallën e mësuesve.
- Numri i karrigeve në dispozicion do të përshtatet me rregullat e distancës.
- Rregulloret për mensën
- Ushqimi konsumohet në mensë në grupe të vogla me hapësira kohore mes grupeve.
- Numri i karrigeve në dispozicion përshtatet me rregullat e distancës.
- Tavolinat dhe karriget e panevojshme do të hiqen.
- Ballafaqimi me shkeljet e rregullave, incidenteve dhe krizave në rast të mosrespektimit të rregullave të higjenës
- Nxënësit do të udhëzohen nga mësuesit dhe arsimtarët për rregullat e reja të sjelljes.
- Udhëzimet e stafit të shkollës duhet të ndiqen menjëherë. Në rast të shkeljeve të rregullave, fëmijët pezullohen menjëherë nga mësimi dhe informohen prindërit.
- Pas orës së mësimit nxënësit duhet të shkojnë menjëherë në shtëpi.
- Qëndrimi në afërsi të shkollës është i ndaluar.
Na Kontaktoni