Masat e mëposhtme të higjenës duhet të ndiqen patjetër:
- Të paktën 1.5m distancë nga njerëzit e tjerë në gjithë ambientet e shkollës, edhe nëse është e
vënë maska mbrojtëse. Ky rregull duhet të respektohet edhe para mësimit dhe gjatë pushimit. - Mbajtja e maskës është e detyrueshme, derisa secili të jetë i ulur në vendin përkatës në klasë.
- Maska mbrojtëse duhet të vihet përsëri kur të dilni nga klasa.
- Maskat mbrojtëse duhet të sillen nga shtëpia.
- Shkolla siguron një maskë vetëm në raste urgjente.
- Para fillimit të çdo ore mësimore lahen duart, për të paktën 30 sekonda, me sapun të bollshëm.
- Maskat mbahen në çantë shpine dhe nuk vendosen në tavolina.
- Kushtojini vëmendje rregullave të kollitjes dhe teshtitjes.
- Klasat ajrosen shpesh dhe mësimi zhvillohet me dyer të hapura.
- Nuk lejohet shkëmbimi i materialeve, ushqimit dhe pijeve (snacks, stilolapsa, libra). Shenjat korresponduese tregohen në të gjithë ndërtesën e shkollës dhe në klasë. Shenjat në dysheme tregojnë distancën minimale që duhet respektuar nga të gjithë.
- Të gjitha klasat janë të pajisura me sapun dhe dezinfektues.
- Klasat pastrohen çdo ditë në përputhje me rregulloret e higjenës. Pjesë e stafit është dhe sanitarja, e cila pastron ambientin gjatë pushimit, pas largimit të nxënësve.
- Maksa është e detyrueshme në të gjithë ndërtesën e shkollës. Ajo mund të hiqet vetëm pasi secili të ketë zënë vendin përkatës në klasë.
- Njerëzit me çdo lloj simptome (ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje, humbje të ndjenjës së shijimit ose nuhatjes, dhimbje të fytit, dhimbje trupi, dhembje në stomak, diarre, dhimbje koke, të vjella) nuk lejohen të vijnë në shkollë dhe qëndrojnë në shtëpi. Në një rast të tillë ju lutemi na njoftoni. Nëse një simptomë shfaqet gjatë ndjekjes së shkollës, nxënësi në fjalë duhet të merret menjëherë dhe dërgohet tek mjeku.