Në javën e projektit ne lexuam shumë histori interesante në lidhje me pranverën, kënduam këngë pranverore dhe me anë të aktiviteteve të ndryshme improvizuam zgjimin e natyrës. Ne përgatitëm pllakata të mëdha dhe zbukuruam shkollën tonë. Ne gjithashtu përgatitëm shporta të vogla, ku vendosëm vezët që lyem për Pashkët dhe i dekoruam me gjethe dhe zbukurime të tjera të cilat i punuam me dorë.
Në fund të javës së projektit, në një ditë të bukur me diell, ne shkuam nga parku i Liqenit ku dhe luajtëm një pjesë të vogël teatrale. Lojërat e ndryshme, si futboll, domino etj., e bënë edhe më të bukur këtë ekskursion.