Për të dytin vit radhazi, ne festuam në DAS, së bashku me fëmijët dhe prindërit e tyre festat e fundvitit.
Prindërit, gjyshërit dhe miq të shkollës sonë, panë pjesë teatrale dhe dëgjuan këngë festive gjermanisht dhe shqip, por edhe kënduan bashkë me ne.
Në fund të shfaqjes, Z. Diebold, drejtuesi i Klubit të Fotografisë, u nderua me çmimin “Fotoaparati i argjendtë”.
Pas ekspozitës që kishim organizuar, çdo fëmijë mori me vete fotoportretin e tij.
Festa u mbyll me një bufe të shijshme, për të cilën prindërit sollën biskota dhe ëmbëlsira të gatuara në shtëpi.