Shkolla jonë mori pjesë sot, me rastin e ditës së mësuesëve, në një aktivitet për mbjelljen e pemëve në Tiranë. Së bashku me ministren e arsimit Znj. Lindita Nikolla, kryetarin e bashkisë Z. Erion Veliaj dhe me njëmbëdhjetë shkolla të tjera, ne mbollëm pemë afër sheshit „Nënë Tereza“. Fëmijët tanë të klasave 3-5, ishin shumë të gëzuar për këtë ngjarje. Ata janë të vetëdijshëm për rëndësinë e mjedisit dhe duan të japin kontributin e tyre, për ta bërë Tiranën akoma më të gjelbër.