Më 31 Mars dhe 1 Prill 2021 nxënësit provuan talentin e tyre të vrapimit në këtë herë të parë të varpimit kors të shkollës DAS. Vrapimi u zhvillua në një mot të përsosur tek Liqeni Paskuqanit, i cili kishte kushtet ideale për një vrapim kros të vërtetë: kushte e ndryshme dhe ngritjet e tokës e bënë garën edhe më emocionuese!
Fëmijët dhanë maksimumin e tyre dhe këto janë rezultatet:
- Noa Shpani (klasa 2) zuri vendin e parë në podium
- në klasat 1-2, Aikid Lajthia (klasa 1A) zuri vendin e 2-të dhe Vinsent Beqi (klasa 2) zuri vendin e tretë.
- Në klasat 3-4, Rudi Rugova (klasa 4) zuri vendin e parë, Ruben Hoxha (klasa 3) zuri vendin e dytë dhe vendi i tretë shkoi për Olger Qarri (klasa 4).
- Glenne Lushakaj (klasa 5) fitoi në klasat 5-6, Alis Elezaj (klasa 6) zuri vendin e 2-të dhe Jens Mingomataj (klasa 5) vendin e 3-të.
Midis të rriturve,
- klasat 7-8, Noel Gjura (klasa 7) zuri vendin e 1-të,
- Angjelo Kalaja (klasa 7) zuri vendin e 2-të dhe
- Martin Zhapa (klasa 7) vendin e 3-të.
Dy ditët e vrapimit kros ishin shumë argëtuese për të gjithë shkollën DAS, si për fëmijët ashtu edhe për stafin mësimor. Pas vrapimit kishte lojë dhe argëtim së bashku në diell!
Faleminderit për angazhimin tuaj!