Mësuesi ynë i sportit Amrush Gashi përdori javën e fundit të shkollës para pushimeve të Krishtlindjes për të sjellë më pranë kënaqësinë e sportit më pranë fëmijëve në klasat 5 deri në 8 dhe organizoi një mini turne futbolli.
Plot gëzim paraprak fëmijët filluan turneun ditën e martë të motivuar dhe ambiciozë.
Ishte shumë bukur të shihje sesi ata bënin nxemjen dhe sesi shfaqnin shpirtin e ekipit. Ata i kushtuan vëmendje lojës së ndershme dhe kishte lojëra shumë emocionuese, ndonjëherë me aftësi teknike shumë të kërkuara.
Vendin e parë e fitoi ekipi i klasës së 8-të i cili përbëhej nga lojtarët Raina, Arkan, Melci, Noel dhe Antonio.
Vendi i dytë shkoi për ekipin “FC DAS”, i cili përbëhej nga lojtarët Noel J., Angjelo, Tedi, Martin dhe Alis.
Vendin e tretë e zuri ekipi i “5a gang”, i përbërë nga Glenne, Jens dhe Eldion dhe Davidi.
Vendi i katërt i takoi ekipit “5b gang” i përbërë nga Erin, Indrit, Enkli, Kejvin dhe Aleks.
Ne falenderojmë të gjithë fëmijët për angazhimin e tyre dhe i urojmë të gjitha familjeve pushime të këndshme dhe relaksuese.